Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera të xhiros së katërt, të cilat zhvillohen duke filluar nga ora 16:00.
Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e kampionit aktual, Ballkanit. Malisheva ka grumbulluar katër pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa Ballkani kryeson tabelën me shtatë pikë.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani, që ende nuk ka arritur të shijojë fitoren këtë sezon, do të synojë ta bëjë këtë sot në përballjen ndaj Suharekës. Gjilani momentalisht renditet në pozitën e tetë me dy pikë nga tri ndeshje, ndërsa Suhareka mban vendin e katërt me katër pikë pas dy ndeshjeve.
Nesër do të zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, ku Drita do të luajë ndeshjen e saj të parë të sezonit kundër Ferizajt.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...