Nga sot do të fillojë edicioni i ri i superligës së Kosovës në Basketboll.
Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë ekipe, të cilat pas afër katër muajve pushim kanë bërë përforcime të ndryshme.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Dritës dhe Sigal Prishtinës sonte në ora 19:00.
Kurse nesër do të zhvillohen dy ndeshje ku fillimisht në ora 17:00 Trepça do të përballet kundër Golden Eagle Ylli.
Ndërsa në ora 19:00, Prizreni 16 do të luaj kundër Rahovecit.
Sipas plan programit për xhiron e parë, ndeshja e fundit pritet të jetë mes Pejës dhe Bashkimit, e cila pritet të zhvillohet të enjten në ora 19:00.
Kujtojmë që kampionë aktual është Golden Eagle Ylli që mposhti në finale Pejën në sezonin e kaluar. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...