Premierliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, mes Chelseat dhe Manchester Unitedit, me fillim prej orës 18:30.
“Blutë” hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit pa gola me Brenfordin në mesjavë, kurse “Djajtë e Kuq” pas fitores 2:0 ndaj Tottenhamit.
Të dy skuadrat deri më tani kanë zhvilluar nga 10 ndeshje në kampionat. Chelsea ndodhet në pozitën e katërt me 20 pikë, një më shumë se Manchesteri që është i pesti në tabelë.
Mungesat:
Graham Potter vazhdon që të mos i këtë në dispozicion N’Golo Kanten, Wesley Fofanan dhe Reece Jamesin, shkaku i lëndimeve.
Lista e mungesave është më e gjatë te skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag. Axel Tuanzebe, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire, Donny van de Beek dhe Anthony Martial mungojnë sot, teksa trajneri holandez vendosi që së fundi ta suspendojë edhe Cristiano Ronaldon.
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...