Sot, Çeku ndanë shpërblimin shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun

08:19 | 23 Maj 2022
arbresh.info

Sot, në ora 10:15, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku do të organizohet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.

Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës. Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme