Kampioni i Kosovës, Ballkani, sonte luan ‘finalen’ e kualifikimit në Ligën e Kampionëve në udhëtim tek Zalgiris. Zalgiris dhe Ballkani do të ndeshen në sfidën kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në ‘Champions’.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e sontme vendos skuadrën e cila do të kalojë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.
Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja thotë në duelin e radhës do të jetë një tjetër histori. “Pas prezantimit që patëm në Prishtinë, ekipi është goxha mirë, për shkak që kemi qenë dominues në pjesën më të madhe të lojës. Do të ketë një tjetër histori. Do të bëjmë atë që bëmë në Prishtinë, por të jemi më cinik para portës, për të shkuar drejt kualifikimit”, tha Daja. Ndeshja mes Zalgiris-Ballkani nis në orën 18:00.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?