Google ADS

Sonte tetë ndeshje në Ligë të Kampionëve, përballja kryesore në Londër

09:11 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Mbrëmjen e sotme (e martë) do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të kompeticionit kryesor evropian.

Të gjithë adhuruesit e futbollit do të jenë para televizorit gjatë mbrëmjes për të shikuar ndeshjet e xhiros së dytë në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Në ora 18:55 fillojnë ndeshjet Atalanta – Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid – Club Brugge KV.

‘Los Blancos’ kërkojnë gjithsesi tri pikë të plota në Bernabeu  pas disfatës së thellë 3 me 0 të pësuar në ndeshjen e raundit të parë kundër Paris Saint Germainit.

Në ora 21:00 fillojnë gjashtë takime të mbetura: FK Crvena Zvezda – Olympiacos Piraeus, Galatasaray – Paris SG, Juventus – Bayer Leverkusen, Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid, Manchester City – Dinamo Zagreb dhe kryendeshja Tottenham Hotspur – Bayern Munich.

Pra, ndeshja më e madhe e mbrëmjes së sotme është përballja në stadiumin “Tottenham” mes finalistit të Ligës së Kampionëve dhe Bayern Munichut./arbresh.info/

Ndeshjet në Ligë të Kampionëve që zhvillohen mbrëmjen e sotme (e martë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme