Google ADS

Sonte në Loro Boriqi Kosova-Turqia (FOTO)

09:30 | 11 Qershor 2017
arbresh.info

Sonte në stadiumin “Loro Boriqi” përballen Kosova dhe Turqia për kualifikimet për Kupën Botërore FIFA  që mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit 2018, në Rusi, shkruan arbresh.info.

Albert Bunjaku thotë se lojtarët e Kosovës e kanë të lartë vullnetin dhe dëshirën për të fituar ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

screenshot_29

Përzgjedhësi i ka falënderuar tifozët, Dardanët, për mbështetjen dhe u ka premtuar se do t’i gëzojë me fitore ndoshta gjatë vjeshtës.

Megjithatë, triumfi i parë, sipas Bunjakut, mund të vijë që të dielën ndaj Turqisë.

Ai i ka vënë në pah edhe problemet që i ka pasur përfaqësuesja gjatë përgatitjeve për ndeshjet mëparshme dhe për atë të radhës.

“Parapërgatitjet nuk kanë qenë optimale, kemi pasur probleme prej ditës së parë që na kanë përcjellë deri në ditën e fundit”, ka thënë mes tjerash trajneri.

Nga pesë ndeshjet e zhvilluara në Grupin e parë kualifikues, Kosova numëron një barazim dhe katër humbje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme