Google ADS

Sonte ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve

08:23 | 14 Shkurt 2017
Arbresh Info

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve.

Benfica ndaj Dortmundit dhe Paris Saint Germain ndaj Barcelonës janë dy takimet e para të xhiros së 16 në Ligë të Kampionëve që zhvillohen sonte duke filluar nga ora 20:45, shkruan portali arbresh.info.

Benfica pret në stadiumin “Estadio da Luz” kundërshtarin gjerman, Borussia Dortmund, i cili pritet të avancojë në çerekfinale të Ligë së Kampionëve.

Ndërsa, Paris Saint Germain mirëpret sërish Barcelonën në qytetin e dritave për të zhvilluar duelin e gjigantëve evropian në “Parc des Princes”./arbresh.info

 Formacionet e mundshme, Benfica v Borussia Dortmund

Benfica: Ederson; Semedo, Luisão, Lindelöf, Eliseu; Fejsa, Pizzi, Salvio, Carrillo/Almeida; Jonas, Mitroglou.

Dortmund: Bürki; Piszczek, Sokratis, Bartra, Schmelzer; Weigl, Castro, Raphaël Guerreiro, Dembélé, Reus; Aubameyang.

Formacionet e mundshme, PSG v Barcelona

Paris Saint Germain:  Trapp; Aurier, Marquinhos, Kimpembe, Maxwell; Verratti, Rabiot, Matuidi; Lucas, Cavani, Draxler.

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Rakitić, Busquets, Iniesta; Messi, Luis Suárez, Neymar.

Të ngjashme