Google ADS

Sonte ndeshja Pallacanestro Varese – KB Prishtina

10:42 | 13 Mars 2019
Arbresh Info

Mbrëmjen e sotme (e mërkurë) zhvillohet ndeshja tjetër mes Pallacanestro Vareses dhe KB Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti ka udhëtuar në Itali për takimin kthyes në kuadër të FIBA Kupa e Evropës, shkruan portali arbresh.info.

Në takimin e parë të zhvilluar si nikoqir në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit kroat Damir Mullaomerovic bëri një paraqitje të mrekullueshme.

Mirëpo, djelmoshat tanë u mposhtën në një disavantazh prej vetëm tri pikëve (77-80) dhe rikthimi në takimin e sotëm në Itali ka shpresa dhe gjasa të mëdha të ndodhë duke marrë parasysh nivelin e shfaqur nga skuadra prishtinase javën e kaluar.

Tashmë është konfirmuar se dy autobusë me tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm për të ndjekur ndeshjen nga afër.

Ndeshja, e cila transmetohet edhe në kanalet e FIBA Kupa e Evropës në YouTube, fillon në ora 20:30./arbresh.info/

Të ngjashme