Google ADS

Sonte luhet ndeshja e madhe Argjentinë – Kroaci

08:22 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Argjentinë – Kroaci, si njëra nga ndeshjet më të mëdha në fazat grupore të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Argjentina shpreson të rikthehet nga barazimi 1 me 1 që mori kundër Islandës, por Kroacia nuk është një rival i lehtë dhe gjërat tashmë janë të ndërlikuara, transmeton portali arbresh.info.

Presioni do të jetë ndaj mjeshtrit të Barcelonës, Lionel Messit, i cili dështoi t’i jap avantazhin në 2 me 1 Argjentinës nga goditja nga pika e bardhë kundër Islandës kur humbi penaltinë në minutën e 64-të.Ndërkohë, Kroacia doli fituese kundër Nigerisë duke fituar me rezultat 2 me 0 dhe në rast se arrijnë të sigurojnë fitore edhe kundër Argjentinës sonte, ata do të vazhdojnë tutje nga Grupi D.

Autogoli nga Oghenekaro Etebo dhe goli i realizuar nga Luka Modric përmes penaltisë ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë tri pikë skuadrës evropiane.

Takimi i madh mes tyre zhvillohet duke filluar në ora 20:00 në stadiumin Nizhny Novgorod./arbresh.info/

Të ngjashme