Sonte luhet finalja e Super Kupës, a do ta vendos Reali edhe një trofe në vitrinën e saj?

09:36 | 10 Gusht 2022
K.B

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e Superkupës së Evropës.

Në stadiumin olimpik në Helsinki, përball njëri-tjetrit do të jenë fituesi i Champions League dhe Europa League.

Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt, do të luajnë mes vete me qëllimin e vetëm për ta rrëmbyer këtë trofe.

Madrilenët në finalen e Championsit e mposhtën Liverpoolin me rezultat 1:0

Ndërkaq Eintracht Frankfurt triumfoi ndaj Glasgow Rangers, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4, pasi koha e rregullt e lojës përfundoi me rezultat 1:1.

A do ta vendos Real Madridi trofeun e tretë në vitrinën e saj? apo do të jetë i dyti për gjermanët e Frankfurtit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme