Google ADS

Sonte luhen dy çerekfinalet e radhës në Kupën e Kosovës

17:14 | 12 Dhjetor 2024
D.H

Gjatë natës së sotme luhen edhe dy ndeshjet e fundit çerekfinale në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli është nikoqir i Vëllaznimit në Suharekë dhe Bashkimi e pret Boran në Prizren, shkruan Arbresh.info.

Sfidën e parë mes suharekasve dhe gjakovarëve e fituan këta të fundit me rezultat 100-82 dhe tani Yllit i duhet një fitore prej 19 pikëve nëse dëshirojnë të arrijnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kurse në përballjen tjetër, Bashkimi është me një këmbë në gjysmëfinale pasi mposhti në kryeqytet Borën me rezultat 66-88, në ndeshjen e parë.

Dy sfidat çerekfinale nisin me fillim nga ora 19:00.

Kujtojmë se natën e mbrëmshme Trepca dhe Sigal Prishtina arritën të kualifikohen tutje duke eliminuar Proton Cable Prizrenin respektivisht Pejën./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme