Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin e Kinës ndaj Lituanisë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Sfida zhvillohet nga ora 19:00 dhe për herë të parë zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të rinovuar.
Nga 2800 ulëse, shumë prej tyre do të jenë tifozë të flaktë të Kosovës, Dardanët, të cilët do të përkrahin përfaqësuesen.
Kualifikimi tashmë në kualifikime në mesin e 32 kombëtareve më të mira është sukses i madh për basketbollin dhe sportin kosovar.
Përzgjedhësi Brad Greenberg ballafaqohet me mungesën e jashtëzakonshme të Erjon Kastratit, i cili është një nga top lojtarët meritorë për kualifikime.
Dardan Berisha pritet të jetë bartës i lojës, kurse ai do të shoqërohet nga superyjet tjera të superligës, Drilon Hajrizi dhe Alban Veseli.
Lis Shoshi do të startojë në pozitën e qendrës dhe do të ketë rotacione me Fisnik Rugovën. Kjo pozitë do të jetë kyçe kur dihet fuqia e lituanezëve nën kosh.
Pavarësisht rezultatit, ndeshja historike e Kosovës në basketboll është krenari dhe hap i madh për sportin e Kosovës, pasi ky është niveli më i lartë i basketbollit botëror.
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim