Sonte Kosova-Mali i Zi, ‘Dardanët’ kërkojnë fitore

16:29 | 27 Prill 2023
K.B

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sonte përballet me Malin e Zi, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për EURO 2024.

‘Dardanët’ presin me optimizëm ndeshjen e vështirë me Malin e Zi, sfidë kjo që luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe fillon në orën 20:15.

Në kampin e Kosovës atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian.

Të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në tentim për sukses.

Po ashtu shpresohet në përkrahje nga tribunat.

Kosova i ka disa mungesa të rëndësishme, por po ashtu janë kthyer disa lojtarë me rëndësi.

Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena. Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2024”.

Në Podgoricë, më 12 tetor të vitit të kaluar, Mali i Zi kishte fituar me rezultat 29:20, por Kosova për një pjesë të mirë të ndeshjes ishte rivale e barabartë.

Lojtarët tanë tashmë e kanë edhe përvojën e ndeshjeve të këtilla e po ashtu luajnë për kohë të gjatë së bashku./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme