Sonte kompletohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve

08:35 | 19 Prill 2023
K.B

Sonte mësohen edhe dy skuadrat e tjera që do të kalojnë në gjysmëfinale.

E gjithë  vëmendja do të jetë në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, atje ku Bayern Munich e pret Manchester Cityn.

Takimi tjetër i kësaj faze është mes Interit dhe Benficas në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Zikaltrit” triumfuan 0:2 në udhëtim te Benfica dhe është me një këmbë në fazën tjetër.

Fituesi i ballafaqimit në Mynih luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndërsa fituesi i duelit mes Interit dhe Benficas luan në gjysmëfinale kundër Milanit.

Të dyja ndeshjet nisin në orën 21:00./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme