Sonte është superfinalja e Ligës Unike mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Një finale e ëndrrave. Kampioni kundër nënkampionit. Vendi i parë kundër të dytit.
Këto dy skuadra ishin takuar edicionin e kaluar në finale në Durrës, ku therandasit fituan 79:82, duke triumfuar në edicionin e parë dhe historik të Ligës Unike. Ylli më pas fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Në këtë edicion, skuadra nga Theranda përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 13 fitore dhe një humbje, kurse ajo nga Peja me nëntë fitore e pesë humbje, duke u renditur e dyta.
Ylli në gjysmëfinale mundi Teutën 84:82, kurse Peja eliminoi Prizrenin 16 me rezultat 98:94.
Në dy përballjet e këtij edicioni në Ligën Unike, fitore ka shënuar Ylli, që është edhe kampion i Kosovës, duke mundur në finale të “Play-off”-it, pikërisht Pejën.
Final 4 po zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës dhe pritet një spektakël në tribuna dhe parket.
Nga ora 17:00 takohen Teuta e Durrësit dhe Prizreni 16, një duel i vlefshëm për vendin e tretë të kësaj gare.
Orari
E enjte
17:00 Teuta-Prizreni 16
20:45 Golden Eagle Ylli-Peja/Arbresh.info
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...