Google ADS

Sonte finalja e Europa League-s, Sevilla apo Roma?

10:25 | 31 Maj 2023
K.B

Europa League, garë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë, ka ardhur në fund të rrugës.

Finalja e kësaj gare joshëse do të luhet sonte në Budapest, ku do të përballen Sevilla dhe Roma.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në Kontinentin e Vjetër, parashikohet të sjellë sfidë dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë të rrëmbejnë trofeun kësaj gare evropiane.

Tradita flet në favor të skuadrës së Sevillës, e cila për të shtatën herë prek finalen e Europa League, derisa ‘romakët’ synojnë të bëjnë historinë.

Roma nën drejtimin e Jose Mourinhos luan finalen e dytë evropiane radhazi pasi vitin e kaluar fitojë trofeun e Conferencë League.

Finalja mes Sevillës dhe Romës fillon në orën 21:00./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme