Superliga e Kosovës në Basketboll vazhdon me xhiron e 15-të.
Sonte në takim janë dy ndeshjet e mbetura të kësaj xhiroje Peja-Vëllaznimi dhe Ylli-Bashkimi, shkruan Arbresh.info.
Peja është nikoqire e Vëllaznimit në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga ora 19:00.
Bilanci i ndeshjeve të këtyre dy skuadrave në dy ndeshjet e para të luajtur këtë sezon është i barabartë.
Peja fitoi ndeshjen e parë në “Karagaç” kurse Vëllaznimi fitoi ndeshjen në “Shani Nushi”.
Dueli tjetër është ndërmjet Yllit dhe Bashkimit.
Edhe këto dy skuadra kanë bilanc të njëjtë të fitoreve në dy përballjet e para.
Bashkimi mposhti Yllin në Suharekë, teksa Ylli iu kundërpërgjigj në Prizren.
Edhe kjo sfidë fillon nga ora 19:00./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë