Mbrëmja e sotme (e mërkurë) është padyshim e rezervuar nga të gjithë tifozët e futbollit.
Sonte zhvillohen dy nga ndeshjet më të mëdha në kuadër të çerekfinaleve të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Ajaxi, i cili tronditi botën e futbollit duke eliminuar kampionin në fuqi të këtij kompeticioni – Real Madridin, do të përballet me Juventusin që gjithashtu regjistroi një rikthim tronditës kundër Atleticos në xhiron e fundit.
Takimi i parë mes tyre luhet në stadiumin Johan Cruijff Arena në Amsterdam.
Nga ana tjetër, në Londër luhet ndeshja më e madhe e çerekfinaleve në kompeticionin kryesor nga UFEA në Evropë.
Manchester United pret në Old Trafford skuadrën e Barcelonës që ka fituar tetë nga nëntë takimet e fundit kompetitive kundër “Djajve të Kuq”.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00./arbresh.info/
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA