Google ADS

Sonte dy gjysmëfinalet e Superkupës së Kosvës

15:39 | 9 Shtator 2024
D.H

Eventi i Superkupës së Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy ndeshjet gjysmëfinale.

Sigal Prishtina dhe Peja është gjysmëfinalja e parë, shkruan Arbresh.info.

Kjo sfidë luhet me fillim nga ora nga 17:00.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Ylli.

Ndeshje kjo që fillon nga ora 20:00.

Ngjarja e Superkupës së Kosovës në basketboll është duke u mbajtur në qytetin e Prizrenit.

Kurse kampion në fuqi i këtij eventi është Trepça.

Finalja e madhe do të luhet ditën e mërkurë./Arbresh.info

Të ngjashme