Dueli i shumëpritur mes Serbisë dhe shqiptarëve të Zvicrës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e premte).
Kaliningrad do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e dytë në kuadër të Grupit E në Kampionatin Botëror e Serbisë dhe Zvicrës, të cilat janë në kërkim të fitoreve pas rezultateve pozitive në raundin e parë, shkruan portali arbresh.info.
Serbia kryeson në këtë grup pas fitores me rezultat minimal 1 me 0 kundër Costa Ricas, ndërsa Zvicra arriti të siguroj një pikë kundër Brazilit – i cili konsiderohet si favorit në këtë turne, falë një paraqitje të organizuar mirë.
Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet skuadrave qysh pas ndarjes së Jugosllavisë, sidoqoftë, Zvicra ka fituar vetëm dy nga 13 takimet e tyre historike me Serbinë si pjesë e Jugosllavisë.Zvicra mund të vazhdoj rekordin e tyre si të pamposhtur në tetë ndeshje radhazi, përfshirë takimet miqësore, në rast se i shmangen disfatës këtu, ndërsa Serbia do të kualifikohet në fazën tjetër në rast se fiton.
Skuadra e Vladimir Petkovic ka gjasa të për të vazhduar tutje edhe në rast se ata humbin.
Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli pritet të jenë të gjithë pjesë e formacionit starutes.
Takimi zhvillohet duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...