Pas Paris Saint-Germainit dhe Leipzigut, sonte do të zbulohet gjysmëfinalisti i tretë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve – status ky për të cilin do të luftojnë mes vete Barcelona dhe Bayern Munichu në orën 21:00.
Barcelona kaloi në çerekfinale pas fitores me rezultat 3:1 kundër Napolit, me rezultat të përgjithshëm 4:2 dhe do të tentojë të vazhdojë me të njëjtin hap për t’iu shmangur sezonit të parë pa trofe në 12 vjet.
Djemtë e Quique Setien i humbën trofetë e Kupës së Mbretit dhe La Ligës, mirëpo janë të pamposhtur në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe e kanë humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit, që i bënë katalonasit më optimistë për ndeshje.
Mirëpo, Bayerni vjen në këtë ndeshje me një synim edhe më të madh, pasi që dëshiron ta mbyllë sezonin me tripletë, pas sukseseve në Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligë.
Edhe Bayerni po e shijon një ecuri prej tetë ndeshjeve radhazi të fituara në Ligën e Kampionëve, përderisa kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur në katër nga këto ndeshje.
Përderisa Barcelona varet nga Lionel Messi më së shumti për ta kaluar këtë rund, Robert Lewandowski do të tentojë ta bëjë të njëjtën për skuadrën e tij. Polaku i ka shënuar 13 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe synon ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, 17 gola. /Gazeta Express/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...