Portieri i Inter-it, Yann Sommer dha një intervistë për mediet italiane, ku foli për ecurinë e këtij sezoni.
Zviceriani theksoi se ky ishte një sezon i mirë, duke qenë se ishte viti i tij i parë te “zikaltërit” e Milanos.
“Ishte një kampionat i mirë, një vit i parë i mirë për mua Inter. Ne patëm paraqitje të mira në kampionat në ndryshim nga Kupa e Italisë apo Champions League”-tha 35-vjeçari.
Sa i përket tranzicionit nga Bundesliga në Serie A, portieri deklaroi se në Itali është argëtuar shumë.
“Janë dy vende dhe dy liga të ndryshme. Këtu jam argëtuar shumë, emocionet e ndjera dhe të dhuruara nga tifozët në stadium… ishte diçka e veçantë. Ky kampionat ishte shumë i veçantë për mua, emocione të mrekullueshme”-vijoi ai.
Ndërsa sa i përket EURO 2024, zviceriani deklaroi se mezi e pret, pasi tani ndjehet më mirë dhe se ka mësuar shumë gjëra të reja.
“Sigurisht që kur luan në një kampionat të ri, gjithmonë mëson diçka dhe kjo ndodhi edhe këtu. Mësova të ngrihem dhe fitova besim. Mezi e pres EURO 2024-ën si dhe mezi e pres edhe sezonin e ri me Inter-in”-u shpreh Sommer./Ss
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...