Portieri i Interit, Yann Sommer, ka shansin të kalojë legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe portierin e Lazios, Ivan Provedel, për më shumë ndeshje pa pranuar gol brenda një sezoni në Serie A.
Portieri 35-vjeçar zviceran mbërriti te Nerazzurrët verën e kaluar nga Bayern Munich në një marrëveshje me kosto të ulët, duke zëvendësuar Andre Onanën pas transferimit të madh te Manchester United.
Sommer bëri përshtypje menjëherë me Interin dhe ka vazhduar të shkëlqejë gjatë gjithë këtij sezoni, edhe pse nuk mundi ta ndihmoj më shumë ekipin në humbjen e tyre të dhimbshme me penallti në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Gazzetta dello Sport detajon se si Sommer ka shansin për të arritur rekordin për numrin më të madh të portave të paprekura në një sezon të vetëm të Serie A, pasi ka siguruar tashmë 17 sosh me 10 ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit.
Rekordi për më shumë porta të pastra në një sezon të vetëm është 21, i vendosur nga Fabio Cudicini me Milanin, Sebastiano Rossi me Milanin, Buffon me Juventusin, Morgan De Sanctis me Romën dhe Provedel me Lazion.
Sommer tani i duhet të mbajë vetëm edhe pesë herë të tjera portë e paprekur në 10 ndeshjet e ardhshme të Serie A për të arritur rekordin e padiskutueshëm. /Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...