Google ADS

Solskjaeri shpjegon mungesën e Marcus Rashford në skuadrën e Man Utd

13:37 | 9 Shkurt 2019
Arbresh Info

Marcus Rashford dhe Victor Lindelof janë lënë jashtë skuadrës startuese të Manchester United për ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Fulhamit.

Rashford është lënë në bankinë te stadiumi Craven Cottage, ndërsa mbrojtësi Lidelof nuk është përfshirë fare në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit që bëri gjashtë ndryshe në krahasim me takimin e fituar kundër Leicesterit, transmeton portali arbresh.info.

Chris Smalling dhe Phil Jones janë rikthyer në skuadër, ndërsa Romelu Lukaku është po ashtu në linjën startuese dhe David De Gea është kapiten.

Trajneri Solskjaeri ka shpjeguar pse Rashford dhe Lindelof munguan nga njëmbëdhjetëshja startuese.

“Kemi pasur shumë shqetësime. Rashy lëndoi këmbën kundër Leicesterit dhe ka pasur probleme gjatë tërë javës, prandaj ne nuk donim të rrezikonim me të”, ka thënë fillimisht norvegjezi për MUTV.

“Në mbrojtje, ne kemi pasur shumë mundësi. Victori është jashtë, nuk është ndonjë problem i madh, ai duhet të jetë në rregull për të martën”

“Chris dhe Jonah luajtën vërtetë mirë kundër këtyre në shtëpi [në fitoren 4 me 1 në muajin dhjetor] kur sapo kam ardhur, prandaj ishte një vendim i lehtë”, përfundoi Solskjaeri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme