Manchester United ka vazhduar formën e tyre të mirë me fitoren kundër Newcastle United.
Me një rezultat 2 me 0, Ole Gunnar Solskjaeri ka vazhduar fillimin perfekt si trajner i Manchester United, shkruan portali arbresh.info.
Me këto tri pikë tjera të siguruara, norvegjezi është bërë trajneri i dytë në histori të Manchester United që ka fituar katër ndeshjet e tij të para në detyrë duke e barazuar rekordin e Matt Busby të regjistruar në vitin 1946.
Gjërat nuk mund të kishin shkuar më mirë për Solskjaerin qysh pasi zëvendësoi Jose Mourinhon dhe çdo rezultat pozitiv si ky vetëm se përforcon faktet për të që t’i ipet detyra e rregullt atij.
Ndoshta ndeshja e ardhshme e United në Premierë Ligë, ajo si mysafirë kundër Tottenham Hotspurit, do të shfaq se a është i gatshëm ai apo jo./arbresh.info/
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...