Ole Gunnar Solskjaeri thotë se është personi i duhur për drejtimin e Manchester United.
“Djajtë e Kuq” kanë humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit brenda të gjitha kompeticioneve, përfshirë disfatën e tmerrshme të së dielës 4 me 0 kundër Evertonit, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur para derbit të së mërkurës kundër Manchester Cityt, Solskjaeri iu ka thënë tifozëve se ai besonte se mund të ketë sukses në këtë detyrë.
“Do doja të thoja po, por nuk më takon mua të them këtë”, ka thënë norvegjezi kur është pyetur nëse është personi i duhur për këtë detyrë. “Kam besim në skuadrën dhe vetën time dhe se do të jem i gatshëm për të marrë këtë sfidë. E di se është një sfidë e madhe dhe kjo është pse kam ardhur këtu kur kam ardhur”
“Kam ardhur për të qëndruar dhe do të shijojë çdo sekondë të vetëm të kësaj. Nuk më pëlqen të humbas por është një sfidë e mrekullueshme dhe kur ju merrni rezultate të këqija, ju ende duhet të keni besim mjaftueshëm për të thënë ‘kjo është mënyra që ne do ta bëjmë” dhe ne jemi duke planifikuar gjithçka”
“Më pëlqejnë këta djelmosha, i dua sepse ata janë të mrekullueshëm por unë duhet të marrë një vendim. Unë duhet të marrë një vendim për klubin”
“Jam duke menaxhuar klubin dhe mund t’i ndihmojë lojtarët por unë menaxhojë klubin dhe do të bëjë gjithçka për tu siguruar se jemi duke bërë atë se çfarë mendojmë se është e duhur për klubin”, përfundoi Solskjaeri./arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...