Solskjaer zbulon arsyen e zhgënjimit ndaj Romës

09:11 | 7 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ole Gunnar Solskjaer lavdëroi Edinson Cavanin dhe David de Gea pas kualifikimit të Manchester United në finale të Ligës së Evropës.

Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje ishte 8-5, pasi takimi i parë përfundoi 6-2 në të mirë të ‘Djajve të Kuq, ndërsa ndeshja e dytë u mbyll me fitore të Romës 3-2, shkruan lajmi.net.

“Unë jam i zhgënjyer vetëm me një gjë, pranuam shumë gola dhe nuk u mbrojtëm siç duhet”, tha i pari i Man Utd.

Megjithatë, ai tregoi se gjëja kryesore për të është kualifikimi në finale. “Ne e dimë se duhet të luajmë më mirë se kjo por jemi këtu sepse kemi pasur një qendërsulmues i cili ka shënuar katër gola në dy ndeshje”.

“Edinson tregoi përsëri pse duam ta mbajmë atë në Old Trafford.”

Cavani, i cili është jashtë kontratës këtë verë, mori vëmendjen në shënimin e golave, por edhe de Gea bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

“Davidi ishte jetik, ai ishte njeriu i ndeshjes për mua”, tha Solskjaer.

Ndeshja finale mes Manchester United dhe Villarreal do të zhvillohet më 26 maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme