Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, insistoi se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen kundër Chelseat, e cila do të zhvillohet në fundjavë dhe vlen për fazën gjysmëfinale të FA Cup.
Golat e shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial bënë që Manchester Unitedi ta mposhtë Crystal Palace-n me rezultat 2:0 të enjten, duke vazhduar kështu garën për top katërshe të Premierligës.
Manchester Unitedi tani do të duhet ta kthejë vëmendjen te gara në FA Cup, pasi që në fundjavë do të përballet me Chelsean, që do t’i ketë 48 orë më shumë pushim sesa djemtë e Solskjaer para asaj ndeshjeje.
Por, trajneri i Manchester Unitedi ka insistuar se lojtarët e tij janë gati për atë përballje në Wembley.
“Ne jemi mirë, jemi në formë dhe jemi gati. Lojtarët mezi po pres të dalin në fushë sërish për të luajtur”, ka thënë Solskjaer.
“Natyrisht, cilido mund ta ngre kokën në çfarëdo momenti dhe të thotë: “Nuk dua të luaj në këtë ndeshje”. Por, ne kemi lojtarët që duam të luajnë, edhe ata në stol”.
“Ne kemi lojtarë të cilët na i kanë dhënë mundësi t’i zëvendësojmë disa lojtarë kur kemi qenë në epërsi me tre gola pas 60 minuta. Kemi qenë me gat në këtë aspekt”. /Gazeta Express/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...