Google ADS

Solskjaer nuk garanton për qëndrimin e Pogbas

14:02 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Ole Gunnar Solskjaer beson se Paul Pogba do të mbetet lojtar i Manchester Unitedit, mirëpo nuk ka ofruar garanci për qëndrimin e tij.

Mesfushori francez është duke u kërkuar nga Real Madridit, ndërsa kthimi te Juventusi është një tjetër opsion.

Raportohet se 26-vjeçari është duke menduar për sfida të reja pas tre viteve të kaluara në Old Trafford, ndërsa klubet kryesore evropiane i duan shërbimet e tij.

“Nuk mund të garantosh asgjë në futboll, mirëpo mendoj se Pogba do të mbetet këtu. Mund t’ju siguroj se është shumë i përkushtuar që të jetë i suksesshëm te Unitedi”.

‘Ai ka qenë fantastik për ne, është po ashtu qenie njerëzore si të gjithë ne, ndërsa të gjithë duam që të luajë mirë”, ka deklaruar trajneri norvegjez. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme