Google ADS

Solskjaer lavdëron Pogbën: Ai është ndër më të mirët në botë

08:41 | 19 Qershor 2020
A. B.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është shprehur i bindur se tifozët e Djajve të Kuq do të mundë të kënaqen teksa e shohin Paul Pogbën të luajë futboll, pas mungesës së tij të gjatë shkaku i lëndimit dhe pastaj ndërprerjes së sezonit.

Paul Pogba u kthye në Old Trafford, ku e kishte filluar karrierën si profesionist, nga Juventusi për 89 milionë funte në verën e vitit 2016, pasi e kishte fituar statusin si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë gjatë periudhës katërvjeçare të tij në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shfaqur shpeshherë pjesë të asaj forme edhe në Mançester, mirëpo më shumë është diskutuar për sjelljen e tij. 27-vjeçari fillimisht cilësohej futbollisti që do ta kthente lavdinë në Old Trafford pas katër vjetëve pa titull të Premierligës, mirëpo ai ka arritur ta fitojë vetëm trofeun e Kupës së Ligës dhe atë të Ligës së Evropës që kur është kthyer.

Një lëndim në kyçin e këmbës ia ka pamundësuar yllit francez të kontribuojë aq sa të donte ai gjatë sezonit 2019/20, ndërsa Solskjaer pret nga ai ta tregojë më të mirën e vet tani që ka rinisur sezoni në Angli.

“Natyrisht se Paul e ka pasur të vështirë këtë sezon shkaku i lëndimeve të shumta, por unë mund ta shoh mentalitetin dhe përqendrimin e tij tani që është shëruar, është në dispozicion tonin dhe po stërvitet. Ai është gati për të luajtur sërish dhe për ta dëshmuar veten”, ka thënë Solskjaer.

“Ai është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë, kështu që shpresoj që do të arrijmë deri në atë pikë sa më shpejt. Unë e kërkoj të njëjtën gjë nga ai, si nga gjithë të tjetër – që ta japin më të mirën nga vetja”.

“Paul është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë, kështu që ne presin që ai gradualisht të përmirësohet teksa luan gjithnjë e më shumë minuta lojë. Ai e ka pasur një karrierë shumë të mirë. Është fitues i Kupës së Botës dhe ne duam ta kemi atë lloj lidershipit në fushë gjithashtu”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme