Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se Paul Pogba mund ta rinovojë kontratën.
Francezi ka edhe një vit kontratë me opsion vazhdimi edhe për 12 muaj, për të cilin thuhej se nuk do e rinovonte, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku norvegjez ka besimin e plotë që Pogba do arrijë marrëveshje për rinovim me “Djajtë e Kuq”.
“Nuk mund të flas për diskutimet mes klubit dhe lojtarit, por sigurisht që duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë të klubit”.
“Duam të formojë skuadër për të ardhmen dhe McTominay dhe Matic, luajnë në pozitën e njëjtë, por në faza të ndryshme të karrierës, njëri në fillim, ndërsa tjetri me eksperiencë”.
“Gjithashtu duhen lojtarë për qendrën e mesfushës. Shpresoj që të bëjmë ndonjë gjë. E di që nga rikthimi i Pogba, ai duket më mirë. Është duke e shijuar futbollin dhe do shohim çfarë do ndodh”, deklaroi ai.
Fituesi i Kupës së Botës vazhdon të kërkohet nga Real Madrid dhe Juventus-i, mirëpo dy skuadrat nuk mund të paguajnë kërkesën e lojtarit për pagë javore shkaku i pandemisë së koronavirusit, derisa gjiganti anglez kërkon se paku 100 milionë euro.
Sonte (e enjte) Manchester United do përballet me Aston Villa-n në udhëtim./arbresh.info.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...