Solskjaer konfirmon dy mungesat e mëdha ndaj Cityt

13:24 | 5 Janar 2021
V. S.

Manchester Unitedi do të jetë pa sulmuesin Edinson Cavani dhe mbrojtësin Phil Jones në ndeshjen ndaj Manchester City në gjysmëfinale të gjysmëfinales së Kupës së Anglisë.

“Djajtë e Kuq” janë në formë të mirë duke regjistruar pesë fitore dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer konfirmoi mungesën e dy yjeve.

“Jemi të zhgënjyer që Edinson nuk është i përfshirë, është i vetmi dhe Phil Jones mungon për një kohë të gjatë, të dy mungojnë”, tha ai.

Përballja mes dy klubeve rivale lokale të Manchesterit zhvillohet nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme