Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i etur për të parë Paul Pogba të shitur nga klubi këtë verë.
Sipas mediumit britanik The Daily Star, Solskjaer është e përgatitur për të lënë të lirë Pogban dhe i ka thënë drejtuesve ta shesin yllin e palumtur për ofertuesin më të lartë.
Kjo kërkesë e trajnerit norvegjez hap rrugën për shitjen e Pogbas dhe për të siguruar një ‘infuzion’ të mirë financiar prej 140 milionë funtesh.
Klubi italian, Juventusi është i interesuar ta rikthej lojtarin këtë verë, ndërsa edhe Real Madridi pëlqen fituesin e Kupës së Botës me Francën.
Pogba thuhet se favorizon një kthim te Juve – vetëm tre vjet që kur i la ata për ri-bashkimin me Unitedin në një marrëveshje prej 90 milionë funtesh.
Solskjaer është i etur ta shes Pogban për të mbledhur fonde për nënshkrimet e reja pasi u tha se ai ka vetëm 100 milionë funte për të shpenzuar para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Ai është nën presion për të rishikuar skuadrën e tij, por nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward nuk është i gatshëm të investojë më shumë nënshkrime. /Telegrafi/
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror