Solskjaer kërkon nga United shitjen e dy lojtarëve

09:00 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga klubi të shesin dy lojtarë.

Behët fjalë për mesfushorin Nemanja Matic dhe mbrojtësin Marcos Rojo, të cilët nuk kanë qenë shumë të nevojshëm për “Djajtë e Kuq” këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Matic i skadon kontrata në qershor dhe është i lirë për të nënshkruar kontratë paraprake në afatin e janarit.

Nga ana tjetër, Rojo ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021 me gjigantin anglez, mirëpo vlera e tij ka rënë.

Sipas Daily Star, tekniku norvegjez ka informuar klubin për shitjen e dy lojtarëve në afatin e dimëror.

Për Matic kanë interesim dy klubet e Milanit ndërsa Rojo gjatë afatit veror ishte afër transferimit në Everton./arbresh.info.

Të ngjashme