Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka dhënë informacione mbi gjendjen e Marcus Rashford, që po pret rikthimin pas lëndimit.
Reprezentuesi anglez ka humbur dy muajt e parë të sezonit të Ligës Premier për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Solskjaer ka zbuluar se Rashford ka të ngjarë të kthehet në aksion pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.
Those Friday feels ? #MUFC | #FridayFeeling pic.twitter.com/eMsPSB4Hvd
— Manchester United (@ManUtd) October 1, 2021
“Nëse shpatulla e tij mund të pranojë kontaktin, ai duhet të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve. Marcus u stërvit plotësisht sot për herë të parë me lojtarët e tjerë. Kishte disa ndërhyrje në të dhe ai dukej mirë, gjë që ishte mirë të shihej”, ka thënë norvegjezi, transmeton telegrafi
Marcus Rashford ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Manchester United që kur Ole Gunnar Solskjaer mori drejtimin në Old Trafford në mes të sezonit 2018-19.
Rashford shënoi 22 gola dhe dha 12 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2019-20.
Ai gjithashtu shënoi 21 gola dhe dha 15 asistime në të gjitha garat për Manchester United sezonin e kaluar.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...