Ole Gunnar Solskjaer është i përgatitur për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo do ta bëjë këtë gjë vetëm nëse beson se po e dëmton klubin për të cilin edhe kishte luajtur si futbollist.
Pas shkarkimit të Jose Mourinho nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, drejtuesit e klubit ia besuan këtë detyrë legjendës së klubit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili fillimisht erdhi si trajner i përkohshëm, transmeton Gazeta Express.
Manchester Unitedi u ringjall në javët e para që nga emërimi i Solskjaer duke arritur fitore pas fitoreje,. Megjithatë, pas emërimit të Solskjaer si trajner permanent, forma e “Djajve të kuq” ra sërish dhe ata s’arritën ta sigurojnë një vend kualifikues për këtë sezon të Ligës së Kampionëve.
Ky sezon i ri ka nisur dobët për Manchester Unitedin, të cilët e kanë shënuar nisjen më të keqe të një sezoni gjatë epokës së Premierligës dhe për momentin radhiten në pozitën e 12-të në tabelë, vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut.
Këto rezultate kanë bërë që të shtohet presioni mbi trajnerin norvegjez, mirëpo ai ende beson se është njeriu i duhur për ta kthyer Manchester Unitedin në majat e futbollit anglez dhe evropian.
E përditshmja angleze Metro raporton se nëse kjo situatë do të ndryshonte dhe do të bëhej e qartë se Solskjaer s’mund t’i ndihmojë klubit, atëherë ai është i gatshëm të japë dorëheqje dhe të largohet nga kontrata trevjeçare me klubi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...