Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se Mason Greenwood mund të përmirësohet edhe më shumë si lojtar, pasi adoleshenti ishte mbresëlënës në fitoren e Premierligës kundër Brightonit.
18-vjeçari e shënoi golin e parë të Manchester Unitedit në Amex Stadium të martën në mbrëmje dhe e asistoi golin e tretë, përderisa djemtë e Solskjaer e zgjatën ecurinë e ndeshjeve radhazi pa disfatë në 15, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, trajneri norvegjez mendon se adoleshenti mund të përmirësohet edhe më shumë, përkundër që ka arritur t’i shënojë 13 gola gjatë ndeshjeve të këtij sezoni.
“Ai po përmirësohet. Ju mund ta shihni qartësisht se ai është duke u bërë më i pjekur dhe po përmirësohet. Është ende 19-vjeçar, kështu që do të shohim edhe më shumë nga ai”, ka thënë Solskjaer.
“Kam thënë shumë herë këtë vit se sa herë ta kemi atë përreth zonës së portierit, ai do të krijojë raste për gola për ne. Megjithatë, e gjithë paraqitja e tij ishte fantastike sonte, edhe lëvizjet e tij nëpër fushë pa top”.
“Ai është një fëmijë me të vërtetë i veçantë. Ne do të përkujdesemi për të, do të tentojmë ta zhvillojmë atë në një top lojtar. Ai po bën punë të mirë, por është ende i ri dhe ka shumë gjëra për të mësuar. Ai e di këtë, por këtu e kemi një talent të veçantë që duhet ta ushqejmë”.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...