Martial është rikthyer të jetë ai i vjetri. Madje, edhe më i mirë, pasi po shijon sezonin më të mirë te ‘Djajtë e Kuq’. Ka shënuar 22 gola, si asnjëherë më parë në karrierë.
Te Monaco, Anthony Martial kishte shkëlqyer për disa vite, por me ardhjen te Manchester United, sidomos nën urdhëratë e trajnerit Jose Mourinho, gjërat ndryshuan.
Ai luante shumë pak me trajnerin portugez, por gjërat kanë ndryshuar me Ole Gunnar Solskjaerin në stol.
Pak nga pak, legjenda e United po ia rikthen besimin Martialit, për diçka që kishte shumë nevojë futbollisti.
Se Martial është në formë të mirë dhe mund t’i japë shumë Unitedit të Solskjaer, e tregojnë edhe statistikat.
Sipas faqes për histori dhe statistika, “OptaJean”, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në Premierligë pas rikthimit pas pandemisë.
Ai deri sot e ka dërguar gjashtë herë topin në rrjetën e kundërshtarëve.
24-vjeçari gjithashtu po e shijon sezonin më të mirë në karrierë te “Djajtë e Kuq”.
Ai ka shënuar 22 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat, 17 prej tyre në Premierligë. /Gazeta Express/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...