Real Madrid ka pësuar humbje të papritur në kuadër të ligës elitare spanjolle të La Ligas.
Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë, ku Girona i ka befasuar me një fitore me rezultat 2:1.
Pas takimit ka folur trajneri i Los Blancos, Santiago Solari, i cili ende beson se në fund të kampionatit do të jenë kampion, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk ishim vendimtar, nuk e mbyllëm gjysmën e parë kur kemi pasur raste dhe në gjysmën e dytë kemi humbur energjinë dhe ata shënuan dy herë”.
“Futbolli është një sport kolektiv dhe fusha është e mbuluar nga të gjithë lojtarët. Ne kemi mundur të përballojmë situatën e krijuar pas golit të barazimit”.
“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë në të tri frontet që janë të hapura për ne. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë për të ngushtuar epërsinë”, pohoi trajneri argjentinas.
Ndryshe, Reali zë pozitën e dytë të renditjes tabelore, ku ka nëntë pikë më pak se lideri aktual, Barcelona.
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...