Trajneri kosovar i futbollit, Bylbyl Sokoli, ka thënë se atmosfera e krijuar te Kombëtarja e Kosovës është falë trajnerit zviceran, Bernard Challandes.
“Me ardhjen e Challandes e ka krijuar një grup homogjen. Mund të shihni kur në fund të ndeshjes të gjithë gëzohen dhe janë pranë njëri-tjetrit. Me ardhjen e trajneri Kosova funksion si grup. Është me rëndësi që si përzgjedhës nuk mund të punoni si në klub.
Është krijuar vetëbesim që ndikon në disiplinë”, ka thënë Sokoli, njofton Klan Kosova.
“Kosova funskionin si grup që është shumë vështirë për shqiptarët. Grupi ka fituar vetëbesim. Edhe në mungesë të futbollistëve shumë cilësorë Kosova tregon disiplinë taktike. Ka krijuar grup të fuqishëm”.
Për fitoren 2:1 kundër Çekisë, Sokoli ka theksuar se ka ardhur për shkak të strategjisë së përpiluar.
“Sot ka qenë ndeshja me strategji të përpiluar. Jam optimist që edhe kundër Anglisë do të luajnë lojë të disiplinuar. Kosova nuk do të pësoj me 4-5:0 sikur Bullgaria… Dy orë pas ndeshjes Kosova ka qenë në vendin e parë dhe Anglia në vendin e dytë. Por edhe në vendin e dytë që premton kualifikim të matutjeshëm. Është rezultat për lakmi”.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...