Klubi i Prishtinës të mërkurën mbrëma njoftoi opinionin publik se i ka ndarë rrugët me trajnerin, Zekirija Ramadani.
‘Bardhekaltërit’ nuk treguan detaje për largimin e trajnerin shkupjan, mirëpo Ramadani në një përgjigje për Gazetën inFokus konfirmoi se është shkarkuar.
‘Këtë pyetje duhet të i’a bëni drejtuesve të klubit të Prishtinës, sepse ata me larguan. Unë nuk jam larguar vet nga klubi’, deklaroi Ramadani.
Pas shkarkimit të Zekirija Ramadanit, klubi i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri të skuadrës boshnjakun, Abdulah Ibrakoviq.
Lidhur me shkarkimin e Ramadanit dhe emërimin e Ibrakoviqit, Gazeta inFokus, ka biseduar me analistin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokolin.
I njohuri ndryshe si ‘Proffa’, tha se për të shkarkimi i Ramadanit ka qenë i befasishëm.
‘Shkarkimi i Zekirija Ramadanit për mu ishte i befasishëm, pas një sezone te suksesshme të Prishtinës. Me siguri brenda klubit kanë arsye të veta’, tha fillimisht Sokoli.
Me pas ai deklaroi se emërimi i Abdulah Ibrakoviqit është më shumë rreziqe, ku ceki dy nga to.
‘Emërimi i trajnerit boshnjak është me shumë rreziqe. Se pari trajneri boshnjak nuk e njeh strukturën e lojtarëve të cilët i ka përzgjedhë trajneri i mëparshëm. Se dyti nuk e njeh ligën e Kosovës mirë. Shumë përgjegjësi dhe guxim i madh i trajnerit boshnjak’, u shpreh Bylbyl Sokoli.
Duhet cekur se Zekirija Ramadani me Prishtinën sezonin e kaluar u shpall kampion i Kosovës, kurse me parë Superligën e ka fituar edhe me Trepçën ‘89 dhe Feronikelin.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...