Sezonin e kaluar nuk arritën synimin kryesor, e që ishte të shpallenin kampion të Superligës së Kosovës, por këtë sezon gjërat janë më serioze.
Shumë ndryshime kanë ndodhur në klubin llapjan, i cili sezonin e kalur për trajner kishte, Tahir Batatinën, i cili tashmë është në pozitën e drejtorit të klubit.
Timonin e skuadrës së Llapit, këtë sezon e ka marrë trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, i cili njihet për lojën e tij të bukur dhe për një disiplinë në fushë, si dhe jashtë fushës.
Në në një intervistë për Arbresh.info, trajneri Sokoli, ka folur rreth ecurisë së tij në klub, transferimet e reja dhe synimet e klubit, që janë për t’u shpallur kampion dhe daljen në garat evropiane.
-A jeni të kënaqur me përformancat e transferimeve deri më tani?
Jam i kënaqur, edhe është dashur që të fitohet edhe ndeshja me Drenicën. Jam shumë i kënaqur me lojtarët që janë transferuar në këtë afat kalimtar.
Së pari Llapi duhet të luaj shumë me mirë sidomos në fazën e mbrojtjës, nëse dëshirojmë të luajm për pjesën e epërme të tabelës.
-Cilën skuadër e shihni si rival të Llapit për titullin e kampionit?
Prishtina ,Drita, Gilani, Feronikeli, Ballkani, Drenica pse jo edhe Flamurtari ose Trepça ‘89 . Do të luftojnë për pjesën e epërme. Është ende herët të flitet për favoritët kryesor dhe nuk mund të flas për ekipet tjera. Saktë e di që Llapi ka nevojë shumë të përmirsohet sidomos në mbrojtje. Për klubet tjera nuk kam dëshirë të jap vlerësime.
-A mendoni se Flamurtari do vazhdojë kështu, apo vetëm një befasi e vogël?
Flamurtari ka ekip cilësor dhe trajnerin cilësor dhe mund të vazhdoj suksesshëm në kampionat.
-Raportet e juaja me drejtuesit e klubit?
Kam përkrahje të kryetarit , drejtorit dhe të gjithë anëtarëve të bordit.
Sukseset e llapit janë rezultat i punës të të gjithëve , kryesisë, lojtarëve, shtabit teknik dhe i të gjithëve që janë pranë klubit.
Deri më tani janë zhvilluar tri javë të IPKO Superligës së Kosovës dhe Llapi renditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, dy fitore dhe një humbje. Llapi ka shënuar tetë gola dhe ka pranuar vetëm dy.
Mbetet të shihet në vazhdimin e kampionatit, se si do t’i vazhdojë klubit llapjan në synimet e tyre.
Vlen të theksojmë, se Llapi do të jetë mysafirë i kampionit aktual, Drita dhe është derbi i xhiros së katërt./arbresh.info/
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...