Sokoli: Feronikeli është kundërshtarë i barabartë me Ballkanin, Drenica mund të bëjë befasinë

16:36 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Kupa e Kosovës nuk ka ndonjë skuadër favorite sepse nuk dihet se cila skuadër do e fitojë trofeun, i cili të qon në Evropë.

Kështu ka thënë ish trajneri i disa klubeve të mëdha kosovare, Bylbyl Sokoli në një intervistë për arbresh.info.

Tekniku prishtinas mendon se nuk ka ndonjë favoritë për garën e Kupës së Kosovës, ndërsa Drenica sot (e martë) mund të bëjë befasinë ndaj Prishtinës.

“Në çdo vend edhe në Kosovë asnjëherë nuk ka favoritë absolut në garën e kupës…”.

“Për nga rezultatet që kanë treguar në këtë kampionat Ballkani dhe Prishtina, janë dy ekipet që ishte dashtë me qenë favoritë”.

“Kam bindjen se Feronikeli si kampion aktual është kundërshtarë i barabartë me Ballkanin, kurse Drenica mund të shkaktojë befasi…”, theksoi Sokoli.

Kujtojmë që ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës nis në ora 18:00, kurse derbi tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit zhvillohet nesër./E.Bytyqi/arbresh.info.

Të ngjashme