Sokol Cikalleshi dërgon në epërsi Shqipërinë kundër Moldavisë

21:15 | 14 Tetor 2019
Arbresh Info

Sokol Cikalleshi ka dërguar në avantazh kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Moldavisë

Shqipëria është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 kundër Moldavisë si nikoqire, shkruan portali arbresh.info.

Cikalleshi shënoi bukur nga zona e rreptësisë si pasojë e pakujdesisë së Moldavisë duke dërguar topin në qoshen e djathtë.

Skuadra e Edy Rejas është e pashpresë për kualifikim në Euro 2020 pas disfatës në sekondat e fundit mbrëmjen e së premtes kundër Turqisë.

Sidoqoftë, Shqipëria kërkon fitoren e nderit mbrëmjen e sotme në Moldavi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme