A do të kthehet Martin Odegaard në Real Madrid? Kjo është pyetja që ende nuk po merr përgjigje.
Talenti norvegjez, që shumë vite më parë u ble nga Real Madridi, po shkëlqen te Real Sociedad këtë edicion.
Ai është huazuar deri në vitin 2021, por për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse, ka zëra se mund të kthehet në “Santiago Bernabeu”.
Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori sportiv i Sociedadit, Roberto Olabe.
Ai ka thënë për Marca: “Martin vendosi të vijë te ne pasi kishte arritur marrëveshje me Leverkusenin. Atij i pëlqeu ajo çfarë dëgjoi dhe pa, ashtu do të jetë edhe tani”.
“Duhet ta lëmë të shpresë veten, jo vetëm si lojtar, por edhe si person gjithashtu”.
“Kemi marrëdhënie speciale me Real Madridin. Flasim me ta, ata e dinë se si është Martin dhe se çfarë po mendon”.
“Jam optimist nga ajo që shoh në fytyrën e Martin. Kam shumë besim në të, jo vetëm si lojtar, por mënyra se si është. Jam i brengosur më shumë për Odegaardin se Madridin”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të jetë në duar të Odegaard, nëse do të qëndrojë në huazim edhe një sezon, apo do të provojë fatin mes yjesh në ekipin e Zinedine Zidane.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...