Sociedad ngushton epërsinë, shënon dy gola të shpejtë

21:54 | 15 Gusht 2021
KRG

Real Sociedad ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Ishte fillimisht Lobete që ia doli të shënojë në portën e Netos, shkruan lajmi.net.

Pas një asistimi të bukur nga Jon, Lobete gjuajti në korner të portës duke mos i dhënë shanse portierit të Barcelonës (82′).

Për të parë golin: VIDEO

Ndërsa, pas vetëm tre minutave, Oyarzabal realizoi supergol nga gjuajtja e lirë (85′) – VIDEO

Ndërkohë, rezultati momental është 3 – 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme