Wesley Sneijder fitoi Ligën e Kampionëve me Interin, por dyshon se Juventusi mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe me Cristiano Ronaldon në ekip.
Bardhezinjtë u bënë një nga favoritët për të fituar trofeun evropian pas sjelljes së CR7 nga Real Madridi, pasi në skuadër kanë edhe emra tjerë si Emre Can, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Douglas Costa.
Megjithatë, fitues i trefishtë i trofeve, Sneijder, nuk është i bindur se Juve do t’i japë fund pritjes së tyre 22-vjeçare për të fituar kurorën evropiane.
“Unë nuk mendoj kështu”, ka thënë fillimisht ylli holandez për të beIN Sports.
“Nuk ka të bëjë me një lojtar që e njihni”.
“Sigurisht që në vitet e fundit Juventusi ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve. Por nuk ka të bëjë me një lojtar që do të ndryshojë gjithçka, se do të ndryshojë aq shumë sa që do të fitoni Ligën e Kampionëve”.
“Ekipet janë më të forta dhe ashpra sesa Juventusi. Për ligën në rregull, do të më befasojnë nëse nuk fitojnë ligën, por Ligën e Kampionëve mendoj se kanë nevojë për më shumë”.
Sneijder përveç Ligës së Kampionëve me Interin ka fituar edhe shumë tituj shtetëror dhe kupa me Ajaxin, Real Madridin dhe Galatasarayn. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...