Java e 11-të e ProCredit Superligës dhuroi disa ndeshje interesante.
Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Lenzelle Smith.
Basketbollisti i Proton Cable Prizrenit në sfidën ndaj Vëllaznimit kishte dyshifror të dyfishtë prej 25 pikëve, dhjetë kërcimeve, derisa shtoi edhe tetë asistime e dy topa të vjedhur.
Golden Eagle Ylli shkëlqeu ndaj Pejës, ku u dalluan Jalen Nesbitt dhe Lis Shoshi. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 20 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime, kurse Shoshi me 14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.
Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, ku u dallua Alex Aveion Lomax me 23 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.
Derbin e xhiros e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 19 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.
MVP
Lenzelle Smith (Proton Cable Prizreni) 25 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 36 indeksi
Top 5
Lenzelle Smith (Proton Cable Prizreni) 25 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 36 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 28 indeksi
Alex Aveion Lomax (Bora) 23 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 25 indeksi
Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi
Mikaile Tmusiq (Trepça) 19 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...