Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ndaj Spurs: Ishte i jashtëzakonshëm

08:24 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Liverpooli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Tottenham Hotspurs me rezultat 6:3.

Ka qenë një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave, ku ai që shkëlqeu më shumë ishte hungarezi Dominik Szoboszlai.

Reprezentuesi hungarez pati një nga ndeshjet e tij më të mira kundër Spurs , duke dhënë një asist dhe duke shënuar një gol.

E paraqitjen e tij e ka lavdëruar edhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot pas ndeshjes.

“Unë nuk i kam parë të gjitha paraqitjet e tij (Szoboszlai) sepse ky është viti im i parë dhe i dyti i tij. Thjesht iu referova lojës së Man United dhe mendoj se ai ishte i jashtëzakonshëm edhe atje”.

“Nëse shënon kaq shumë gola, kjo është gjithmonë ajo që bie në sy, por javën e kaluar kundër Fulham, për shembull, nëse shikon shkallën e punës që ai bëri atje. Ishte një paraqitje shumë e mirë nga ai”.

“Unë mendoj se nuk ishte performanca e tij e parë e mrekullueshme, por ishte padyshim një nga më të mirat e tij”, tha Slot. /Telegrafi/

 

Të ngjashme